• Korça

Korçë, rriten rastet me Hepatit C/ Shkak shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike

Në qytetin e Korçës janë 100 persona që marrin çdo ditë metadon pranë qendrës ditore të rehabilitimit të atyre që kërkojnë të shkëputen nga përdorimi i drogave të forta. Sipas infermieres së kësaj qendre Marinela Fustanja 10% e tyre janë të diagnostikuar me Hepatit C. Sipas saj situata është shqetësuese pasi rastet kanë ardhur në rritje.

Sipas infermieres, shkaku i përhapjes së sëmundjes është shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike.

Fustanja shton se përveç rritjes së numrit të përdoruesve të drogave të forta, vihet re dhe një ulje e moshës së përdoruesve.  

Hepatiti C transmetohet vetëm përmes gjakut. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe kërcënuese për jetën. Testimi dhe trajtimi i menjëhershëm ndihmon në zvogëlimin e shanseve për shfaqjen e simptomave të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *