• Korça

Korçë, mbërrin vaksina antigrip. 10 mijë e 300 dozat e para po shpërndahen nëpër qendrat shëndetësore

Ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave kundër gripit stinor në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë. Në total janë 10 mijë e 300 doza të cilat po shpërndahen nëpër qendrat shëndetësore të qytetit dhe të fshatrave. Sipas mjekes epidemiologe Merita Kroi, vaksina është duke u aplikuar fillimisht tek personeli shëndetësor, për të vijuar më pas me grupet e rrezikuara.

Aplikimi i vaksinës sipas mjekes është mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda të gripit.

Nga viti në vit vihet re një rritje e interesit të popullatës për kryerjen e vaksinës kundër gripit stinor.

Aktualisht mjekët e familjes janë duke bërë planifikimet për të gjitha kategoritë e riskut për të cilat rekomandohet aplikimi i kësaj vaksine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *