Sportistja korçare Elina Xhengo po tregon gjithnjë e më shumë se është ylli i madh i hedhjes së shtizës dhe këtë e konfirmoi në një tjetër event të madh, pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian U23 të mbajtur në Finlandë dhe i shtoi karrierës së saj një tjetër sukses të madh, pas të triumfit në Europianin e femrave, por edhe në botërorin U20 dhe europianin U20.
Kampionia e cila përfaqëson flamurin grek, arriti të triumfonte me një gjuajtje prej 60.73 m të cilën ajo e arriti në përpjekjen e fundit, megjithatë edhe përpjekja e saj e dytë më e mirë do të kishte mjaftuar për të marrë medaljen e artë. Xhengo e nisi garën me një gjuajtje prej 56.45 m dhe në tentativën e dytë u përmirësua në 59.24m.
Ndërkaq, në gjuajtjen e saj të fundit ajo hodhi shtizën në 60.73 m duke triumfuar dhe duke u shpallur kampione në hedhjen e shtizës. Në vend të dytë ishte estonezi Gedli Tuki me 57.62m i ndjekur nga finlandezja Ani Linea Alanen me 56.67 m.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm, Xhengo foli për mediat greke teksa u shpreh:
“E vlerësova shumë garën e sotme. Konkurimi në U23 mbart një përgjegjësi të madhe dhe ia dola. E di që kam arritur tashmë shumë në karrierën time, por kjo më bën edhe më të motivuar për atë që do të vijë më pas. Unë dua të përmbush të gjitha pritshmëritë e mia”.
Sikur te kishe perfaqesuar flamurin 🇦🇱kishe me qene e jashtezakonshme !!
Korçare o po si, edhe me flamurin e Korçes, pale…