• Korça

Korça nën pushtetin e ngricave, akset nacionale të qarkullueshme normalisht

Pas 36 orëve me reshje intensive bore në gjithë qarkun e Korçës, mëngjesin e sotëm të gjitha akset rrugore nacionale kanë qenë nën pushtetin e ngricave, ndërsa ka pasur edhe prezencë të borës në rrugë në disa vende për shkak të erës së fortë. Kjo ka detyruar firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore që të kryejnë kriposjen e akseve dhe pastrimin e borës. Besmir Gjoni është një i ri 37 vjeçar i cili prej 11 vitesh punon me borëpastruese në aksin Korçë Dardhë. Ai tregon për vështirësitë e shumta me të cilat është përballur gjatë këtyre tre ditëve me reshje bore e ngrica, kohë kur i është dashur të punojë pothuajse pa pushim për të siguruar qarkullimin normal të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm turistik të juglindjes.

Sipas autoriteteve nga Drejtoria e Rajonit Qendër Lindje të gjitha akset rrugore nacionale aktualisht janë të qarkullueshme pa probleme.

Në këtë situatë qarkullimi në të gjitha akset nacionale kryhet pa zinxhirë, ndërsa janë të nevojshme gomat dimërore, me të cilat automjetet duhet të jenë të pajisura për shkak të borës dhe ngricave që janë prezente në të gjithë qarkun e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *