• Korça

“Korça në foto”/ Ekspozohen imazhe të rralla të qytetit

“Korça në foto” është titulluar ekspozita e koleksionistit korçar Mirgen Shamblli, e cila është çelur në qoshkën e koleksionistëve në ambjentet e pazarit të vjetër të Korçës. Janë gati 800 foto të shkrepura ndër vite nga 1920 e deri në 1980, të cilat pasqyrojnë qytetin dhe jetën në të. Shumë prej godinave në foto nuk ekzistojnë më shprehet Shamblli, ndaj edhe ka menduar se një ekspozitë e tillë do të ketë interes për qytetarët e vizitorët për tu njohur me pamje të ndryshme apo për të kujtuar se si ka qenë Korça dikur.

Për shkak se numri i fotove që ka mundur të koleksionojë Shamblli është mjaft i madh, ekspozita do të ndahet në disa pjesë duke prezantuar edhe të tjera foto në javët në vazhdim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *