Rreth 90% e punës së rikonstruksionit të Mitropolisë në Korçë ka përfunduar. Kjo katedrale “Burimi Jetëdhënës”, për shekuj me rradhë ka qenë simboli i besimit ortodoks në qytet ndërsa puna që po kryhet, synon rikthimin e saj në identitet. E gjithë kjo, falë dashamirësisë së qytetarëve të cilët po kontribuojnë financiarisht për kryerjen e punimeve në godinë.
Mitropolia është një ndër kishat më të vjetra në vend, e ndërtuar në shekullin e 18 dhe ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm pasi rreth saj, u ndërtua qyteti i Korçës. Kjo kishë ishte aq madhështore sa konsiderohej nga më të bukurat në Ballkan.