Edhe në Korçë ka nisur faza e dytë e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe. Nxënësit e klasave të 9-ta përfaqësojnë në këtë fazë shkollat e tyre, duke sfiduar njëri-tjetrin, me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe komunikuese. Ky konkurs ka tërhequr një vëmendje të veçantë, pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, dhe njëkohësisht 80-vjetorit të Çlirimit.
Përmes kësaj nisme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nxënësit inkurajohen të zhvillojnë dhe të shprehin dashurinë e tyre për gjuhën shqipe.
Konkursi do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.