Këtë të premte zhvilloi punimet Konferenca e III-të Studentore, me temë: “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes” e organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në Albanian University. Dekanet e dy fakulteteve organizatorë, kanë vënë theksin në rëndësinë që ka ky organizim, i cili tashmë është kthyer në një traditë për të dy fakultetet.
Dekanet u shprehën se kjo është një mundësi shumë e mirë që studentët të nxjerrin në pah njohuritë e marra gjatë procesit mësimor por nga ana tjetër janë një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave midis tyre.
Studentët pjesmarrës në këtë konferencë kanë vlerësuar këtë organizim si një mënyrë shumë të mirë për të shkëmbyer ekpseriencat e tyre.
Më pas konferenca i vijoi punimet me temat e referuara nga studentët në dy sesione paralele. Në këtë konferencë merrnin pjesë me punimet e tyre 26 studentë nga dy fakultetet organizatorë.