Rreth 75 nxënës të shkollës së muzikës Tefta Tashko Koço janë duke përfunduar provat gjenerale për koncertin e fundvitit i cili do të zhvillohet në teatrin Andon Zako Çajupi prej orës 18.00 të së premtes. Kjo shkollë duke angazhuar nxënësit më të mirë është duke ringritur edhe njëherë formacionet e mandolinave, të kitarave, apo edhe korin të cilët sëbashku me nxënësit e pikturës që do të ofrojnë një ekspozitë pikture në hollin e teatrit, do të përbëjnë edhe urimin më të bukur për qytetarët e Korçës në këtë fundvit.
Me një repertor të pasur e festiv nxënësit e shkollës Tefta Tashko Koço në Korçë ju mirëpresin pasditen e së enjtes për të festuar sëbashku.