Rreth 2000 besimtarë të kishave Ungjillore në juglindje të vendit kanë festuar në ambientet e “Qytezës së Fëmijëve” festën e Pashkës. Ka qënë ish këshilltari i presidentit Ronald Reagan e njëkohësisht autori i 70 librave, pastori Erwin Lutzer ai i cili ka drejtuar ceremoninë e sotme, duke dhënë mesazhin për të pranishmit se Pashka është më tepër se një festë, është momenti i reflektimit dhe besimit në Jezu Krisht.
Nga ana tjetër pastori i kishës Ungjillore Libonik-Maliq Plator Çollaku ka treguar se rrënjët e komunitetit ungjillor kanë nisur qindra vite më parë, me një kontribut të veçantë në edukimin e brezave.
Ungjillorët e juglindjes së Shqipërisë kanë festuar sot Pashkën me thirrjen “Krishti u ngjall”.