51 piktorë nga Shqipëria dhe 15 shtete të huaja për 3 ditë me rradhë do të jenë pjesë e kësaj kolonie, për të hedhur në telajo jo vetëm pamjet piktoreske të qytetit të Korçës por dhe fshatrave turistike të saj, në këtë fund tetori.
I cilësuar si një ndër aktivitetet më të rëndësishme për jetën kulturore e artistike në Korçë, ky vit ka tërhequr vëmendjen e më tepër artistëve të huaj.
Në mbyllje të Kolonisë në datën 28 tetor, për të gjithë adhuruesit e pikturës në ambjentet e Galerisë së Bibliotekës do të hapet ekspozita me punimet që do të realizohen nga artistët gjatë këtyre ditëve.