Dy raste të fëmijëve me kollë të mirë janë evidentuar në Barc të Korçës dhe Cangonj të Devollit, ndërsa ka edhe shumë fëmijë të tjetër të cilët kanë shfaqur shenja klinike të kësaj sëmundje por ende autoritetet shëndetësore janë në pritje të ekzaminimeve laboratorike për të vërtetuar nëse këmi të bëjmë apo jo me infeksionin pertus. Ndërkohë mjekët rekomandojnë kryerjen e vaksinës për këtë sëmundje edhe nga ata fëmijë që e kanë kaluar sëmundjen, por duke pritur 8 deri në 12 javë.
Vaksina kundër kollës së mirë është një vaksinë që nuk le imunitet të përhershëm, por eviton format e rënda të sëmundjes.
Kolla e mirë është një sëmundje bakteriale, infektive shumë e rrezikshme. Prej vitesh ajo nuk ishte shfaqur në vendin tonë, ndërsa këtë vit ka nisur të përhapet në të gjtihë vendin.