• Korça

Kisha e Shën Gjergjit në Vithkuq. Nis puna për konservimin e pikturës murale

Ka nisur puna për konservimin e pikturës murale të kishës së Shën Gjergjit në Vithkuq, e rishpallur Monument Kulture në vitin 2015. Ndërhyrja po kryhet nga restauratorët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Korçë, të cilët kanë konservuar në institucion pjesën e dëmtuar dhe pas konservimit të plotë të saj, ajo do të rivendoset në kishë. Sotiraq Leno, i cili përkujdeset për mirëmbajtjen e kishave në zonën e Vithkuqit, thotë se për këtë kishë, ka pasur interes edhe nga vizitorët, të cilët dëshirojnë të njohin pasurinë kulturore që mbart kjo zonë

Në këtë Kishë, e cila daton që prej shek XVIII, para 4 vitesh është ndërhyrë për restaurimin e çatisë, pasi amortizimi i saj rrezikonte strukturën mbajtëse. Në Vithkuq dikur kanë ekzistuar 24 kisha, prej të cilave sot kanë arritur të qëndrojnë në këmbë 16 të tilla, nga të cilat Monument Kulture janë shpallur kisha e Shën Gjergjit, ajo e Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Pjetrit e Pavlit dhe kisha e Shën Mërisë. Këto kisha, veç arkitekturës së ndërtimit janë të pasura me ikona, ikonostase dhe afreske të punuara nga mjeshtrit e pikturës e dru skalitjes, nga vëllezërit Zografi e shumë emra të tjerë të njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *