Këshilli i bashkisë Korçë ka mbajtur një mbledhje jashtë radhe për miratimin e përdorimit të të ardhurave të trashëguara të vitit 2023 të bashkisë në buxhetin e këtij viti. Këto të ardhura janë në vlerën e rreth 222 mln lekëve që vijnë nga disa sektorë.
Këto të ardhura të trashëguara janë detajuar nga Drejtorja e Përgjithshme e Financës Valbona Ziko.
Kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me 22 vota pro ndërsa në sallë ishin të pranishëm 23 këshilltarë, njëri prej të cilëve ka abstenuar. Në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi s të shtruara nga qytetarët për çështje të ndryshme te jetës në qytet, të cilave u është përgjigjur Kryetari i bashkisë Sotiraq Filo.