• Korça

Këshilli Bashkiak Korçë/ Miratohet buxheti për vitin 2024

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Korçës për këtë vit, u miratua buxheti i vitit 2024. Me një vlerë totale prej 2,25 miliardë lekë buxheti i bashkisë së Korçës për vitin 2024 synon realizimin e projekteve të rëndësishme për të mbështetur turizmin, bujqësinë, teknologjinë dhe edukimin.

Buxheti i bashkisë Korçë për vitin 2024 është 8,5% më i lartë se një vit më parë, ndërsa 41,5% e tij do të përdoret për shpenëzimet për personelin, 44,8% janë shpenëzimet korrente, 12% janë shpenëzimet për investime dhe 1,7% e buxhetit do të përdoret për shpenëzimet për principalin dhe interesin e kredisë. Buxheti është miratuar vetëm me votat e të majtëve, pasi opozita e ka votuar kundër me arsyetimin se buxheti nuk i plotëson pritshmëritë dhe parashikimet për realizimin e investimeve, ndërsa sipas të djathtëve ky buxhet nuk ka parashikuar përkrahje për shtresat në nevojë, pensionistët dhe të rinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *