• Raportime

Kategoria e Dytë/ Pogradeci, Maliqi dhe Devolli njihen me kalendarin e edicionit 2023-2024

Është hedhur sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i Kategorisë së Dytë ku militojnë 3 ekipet e Qarkut të Korçës: Pogradeci, Maliqi dhe Devolli. Të treja këto ekipe bëjnë pjesë në grupin B të kësaj Kategoria dhe prej disa ditësh kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Pogradeci e nis kampionatin në shtëpi, teksa do të përballet me Këlcyrën, Devolli do luajë në transfertë ndaj Delvinës, ndërsa Maliqi e ka pushim javën e parë. Derbi i jug-lindjes Maliqi-Devolli do të luhet në javën e 7 të kampionatit, duke risjellë edhe njëherë në kujtesë rivalitetin e vjetër të këtyre ekipeve në vitet e fundit.

Ndërkaq si Maliqi ashtu edhe Devolli do të përballen gjatë kampionatit edhe me Pogradecin.  Kategoria e Dytë nis në datën 23 shtator, teksa të treja ekipet, Maliqi, Devolli dhe Pogradeci do të kenë si objektiv primar ngjitjen në të Parën. Skuadrat janë përforcuar ndjeshëm edhe në merkato, ndaj rivaliteti për një vend në Kategorinë e Parë mes të treja ekipeve, por dhe skuadrave të tjera të kampionatit pritet të jetë i madh.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *