• Korça

Kandidimi për Rektor Universiteti/ Prof. Dr. Irena Nikaj prezanton platformën “Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për UK”

Prof. Dr. Irena Nikaj ka prezantuar platformën e saj për kandidimin për Rektore të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Platforma vjen me titullin “Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për UK”. Sipas Nikës, ky Universitet i ka të gjitha mundësitë dhe kapitalin dhe një prespektivë të shkëlqyer nëse shkon drejt ndryshimit të domosdoshëm

Dy ndër mbështetësit e kandidaturës së Nikës, janë Prof. Dr. Lekë Sokoli drejtor i përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe Shoqatës Sociologjike Shqiptare dhe gazetarja e studiuesja Kozeta Hoxha

PROF. DR. LEKË SOKOLI Drejtor i përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe Shoqatës Sociologjike Shqiptare

Takimi me stafin akademik, miq e qytetarë u mbajt në teatrin “Andon Zako Çajupi” ku të pranishmit pas prezantimit të platformës, drejtuan pyetje ndërsa përcollën dhe vlerësime për pedagogen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *