Futbolli shqiptar është rikthyer në shtëpinë e tij dhe për 3 sezone të gjitha kompeticionet futbollistike në vend do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH. Nga çdo stadium i cdo qyteti RTSH do të sjellë pa pagesë për te gjithe sportdashesit ndeshjet e Abisnet Superiore, Kategorinë e Pare, futbollin e femrave, Superkupen dhe Kupën e Republikës. Ky fakt është pritur shkëlqyer edhe nga opinioni sportiv, të cilët për mikrofonin e RTSH Korçës shprehen të kënaqur që do të kenë mundësi të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës nga shtëpia dhe pa asnjë detyrim shtesë.
Java e parë e Abisnet Superiore startoi në 18 gusht dhe të gjitha ndeshjet u transmetuan në kanalet e RTSH. Kontrata mes FSHF dhe RTSH është 3 vjecare dhe gjatë kësaj periudhe te gjitha eventet sportive ne vend do të mund të ndiqen pa pagesë në ekranin me te dashur të shqiptarëve.