Struga është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut për herë të parë në historinë e e saj dhe suksesi i jashtëzakonshëm i një skuadre e cila deri pak vite më parë gjendej në kategoritë më të ulëta të futbollit maqedonas, mban edhe emrin e Shpëtim Duros.
Trajneri mori drejtimin e kësaj skuadre në mars dhe ia doli që ta udhëhiqte drejt titullit të parë kampion në histori klubin i cili kësisoj do të luajë në Ligën e Kampioneve. Së fundmi Shpëtim Duro ka qenë në një lidhje direkte me RTSH Korçën, ku ka folur për suksesin e tij me ekipin strugan. Në fjalën e tij, Duro e lidhi këtë sukses me titullin e tij të fituar me Skënderbeun duke u ndjerë nostalgjik.
Intervista e plotë e Shpëtim Duros:
Lini një Përgjigje