• Korça

Kalldrëmet e qytetit të Korçës/ Nis puna për sistemimin dhe mirëmbajtjen e kalldrëmeve në disa lagje

Korça njihet për historinë, mikpritjen dhe kulinarinë. Një ndër elementët që e karakterizojnë qytetin juglindor janë edhe kalldrëmet e lagjeve të vjetra. Bukuria e kalldrëmeve të Korçës spikat edhe më tepër nga pastrimi i tyre, një traditë e krijuar nga gratë korçare brez pas brezi. Banorët janë kujdesur ndër vite për mirëmbajtjen e kalldrëmeve, ndërkohë që nuk ka munguar edhe vëmendja e bashkisë për sistemimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Aktualisht punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike janë duke riparuar kalldrëmet e dëmtuara në Lagjet 3, 11 dhe 12 në qytetin e Korçës.

Kalldrëmet janë një vlerë e çmuar në ansamblin historik të Korçës. Herë pas here punonjësit e bashkisë Korçë ndërhyjnë për riparimin e tyre, duke bërë zëvendësimin e gurëve të dëmtuar e duke ruajtur cilësinë dhe ngjyrën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *