• Korça

Java botërore e gjidhënies/ Në konsultorin e rajonit 3 të gjitha bebet ushqehen me gji

Java Botërore e Ushqyerjes me Gji është një aksion madhor i cili zhvillohet çdo vit në rang botëror gjatë muajit Gusht. Këtë vit kjo javë ka nisur më 1 gusht dhe do të vijojë deri më 7 gusht. Qëllimi i Javës Botërore të Ushqyerjes me Gji është nxitja dhe inkurajimi për ushqyerjen me gji të foshnjave për të përmirësuar shëndetin e tyre. Mbrojtja, promovimi dhe mbështetja e ushqyerjes me gji është një qëllim i vlefshëm, qё synon rritjen e fёmijёve tё shёndetёshёm. Në kuadër të kësaj jave RTSH Korça u drejtua pranë konsultorit të fëmijëve në rajonin 3 të qytetit të Korçës ku mësuam se të gjitha bebet e lindura gjatë këtij viti ushqehen ekskluzivisht me gji. Kjo është një arritje mjaft e madhe jo vetëm për bluzat e bardha por edhe për vetë bebat të cilët nëpërmjet ushqyerjes me gji do të rriten më të shëndetshëm dhe me një sistem imunitar më të fortë.

Çdo vit zgjidhet një mesazh i caktuar në javën botërore të gjidhënies dhe për këtë vit mesazhi është “Ushqyerja me gji – një çelёs pёr zhvillimin e qёndrueshёm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *