Në ambientet e Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, u përurua një sallë e re ekspozitash, Art – Studio Pogradec. Një sallë e restauruar me të gjithë parametrat bashkëkohorë, që do të jetë në dispozicion të promovimit të gjithë artistëve pogradecarë të penelit. Ky ambient do të shërbejë si një mundësi më shumë edhe për të gjithë artistët e qarkut juglindor që kanë dëshirë të përfaqësohen me artin e tyre.
Inaugurimi i kësaj salle u bë me një ekspozitë të piktorit Vangjo Vasili, i cili solli Pogradecin dhe liqenin nëpërmjet peisazheve të tij plot ngjyra. Ai ka vlerësuar këtë inisiativë të rëndësishme.
Salla e re e ekspozitave ndodhet në katin e parë të Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, e cila do të shërbëjë si një hapësirë dedikuar artit në qytetin liqenor dhe pritet të kthehet në një atraksion turistik edhe për vizitorët.