Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Policia sqaroi se ky shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 43-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.