Skënderbeu ka fituar 4-1 ndaj Apolonisë në Korçë në sfidën e parë të javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Një fitore që e ngjit Skënderbeun në kuotën e 41 pikëve duke ruajtur vendin e parë dhe duke vazhduar marshimin drejt Superiores. Gjithsesi, pavarësisht fitores, trajneri Ivan Gvozdenovic, nuk ka qenë dhe aq i lumtur pas ndeshjes. Në prononcimin e dhënë për RTSH Korçën pas përfundimit të takimit, ai tha se lojtarët u treguan egoistë dhe shpërdoruan shumë.
Skënderbeu pas fitores me Apoloninë është duke menduar për ndeshjen ndaj Flamurtarit që do të luhet në 8 prill në Vlorë. Ndeshje e cila pritet të jetë një takim kyç për sezonin në vijim.