Ivan Gvozdenoviç ka udhëhequr Skënderbeun drejt një tjetër suksesi në Kategorinë e Parë, duke e mbajtur skuadrën korçare në vendin e parë në renditje. Fitorja 2-0 ndaj Korabit, afron edhe më shumë sigurinë matematike të kthimit në elitë dhe ndoshta edhe rinovimin e kontratës së tij me korçarët për një tjetër edicion.
“Ishte ndeshje shumë e fortë. Korabi ka cilësi dhe eksperiencë. Djemtë e meritojnë se ishin skuadra më e mirë dhe ishin pikë shumë të rëndësishme për ne.
Rinovimi? Do flasim, kam edhe tre javë shumë të vështirë. Kur të mbarojë puna, pastaj do të flasim. Por patjetër do të firmos një kontratë të re. Por ju e dini si shkon puna në futboll, do presim edhe pak.
Me e thjeshtë si futbollist apo trajner? Si futbollist është më e thjeshtë. Më e vështirë si trajner. Javë për javë stres”, tha Gvozdenoviç.
Bravo skënderbe.