Bizneset mikro të vogla dhe të mesme në rajonin e Korçës kanë mundësi të përfitojnë grant nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, e cila ofron mbështetje financiare në disa drejtime. Përfaqësuesit e këtij institucioni kanë qenë në Korçë në një takim me bizneset duke shpjeguar mënyrën e aplikimit dhe mundësitë për të përfituar financime:
Thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur deri më 11 gusht, ndërsa bizneset e interesuara do të kenë mundësi të përfitimit të fondeve brenda vitit 2024.