Përpjekja për gjetur një jetë të re dhe më të mirë ka qënë fatale për shumë emigrant që synon brigjet spanjolle.
Një gomone me 59 migrantë që lundonte nga ishulli spanjoll, Gran Canaria është mbytur dhe për pasojë 35 emigrantë kanë humbur jetën.
“Punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e një të mituri dhe arritën të shpëtonin 24 emigrantë të tjerë nga Oqeani Atlantik në Ishujt Canarie të Spanjës pasi gomonja e tyre u mbyt.”, raporton AFP.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën drejtimin e autoriteteve marokene rreth 88 km në juglindje të Gran Canaria.
Rruga drejt Ishujve Canarie përtej Oqeanit Atlantik është një nga mënyrat më të rrezikshme për t’iu afruar Evropës.
Në vitin 2022, të paktën 1,784 njerëz raportohet të kenë vdekur gjatë rrugës për në arkipelag.
Shifra mund të jetë shumë më e lartë, pasi të dhënat për numrin e njerëzve që nisen në udhëtimet e migrimit, por që zhduken në det nuk janë të plota.