• Korça

Gjobat në e-Albania/ Qytetarët do të njoftohen në portal mbi masat e marra për shkelje të Kodit Rrugor

Drejtuesit e mjeteve që shkelin Kodin Rrugor tashmë do të njoftohen përmes portalit qeveritar e-Albania për masën e marrë. Përmes këtij shërbimi të ri, çdo qytetar merr njoftimin në kohë reale dhe kjo me qëllim shmangien e abuzimeve që në shumë raste mund të vijnë nga qytetarët për marrjen e gjobave duke pretenduar që nuk kanë udhëtuar në aksin në të cilin iu është vendosur gjoba apo që nuk e kanë kryer një shkelje të caktuar. Për të marrë njoftimin në e-Albania përmes opsionit e-gjoba, çdo qytetar duhet të krijojë më parë një llogari me të dhënat personale ndërsa në bazë të ndryshimeve të fundit që pësoi kodi rrugor, qytetari deri në 15 ditë përfiton një ulje të masës administrative deri në 50%. Për drejtuesit e automjeteve, ofrimi i këtij shërbimi është diçka pozitive dhe një lehtësi për ta.

Ky shërbim i ri ka nisur të ofrohet që prej ditës së djeshme dhe për të gjithë qytetarët e intresua, që dëshirojnë të informohen nëse kanë masatë cilat duhet t’i paguajnë, mjafton të kenë akses në portalin e-Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *