• Korça

Gjimnazi Themistokli Gërmenji/ Rikonstruksion i plotë i ambjenteve me standarde bashkëkohore

Gjimnazi Themistokli Gërmenji në Korçë këtë vit shkollor do të ofrojë një pamje tërësisht të rinovuar dhe standarde të larta për zhvillimin e mësimit. Përmes një investimi nga buxheti i shtetit gjimnazi është rikonstruktuar plotësisht ndërsa është ndërtuar edhe një palestër e re e mbyllur me standarde bashkëkohore e cila do të zëvendësojë palestrën e mëparshme e cila nuk kishte kushtet e duhura për zhvillimin e orëve të edukimit fizik. Në ambjentet e brendshme të këtij gjimnazi është kryer rikonstruksioni i plotë i suvave, janë vendosur dyer e dritare të reja, jshtë shtruar me pllaka të gjitha klasat e korridoret, janë rikonstruktuar totalisht tualetet e shkollës si dhe është kryer termoizolimi dhe hidroizolimi i të gjitha hapësirave. Gjithashtu janë kryer instalimet elektrike, hidraulike, janë shtrirë linjat e internetit si dhe instalimet për ngrohjen qëndrore me kaldajë. Në ambjentet e brendshme të shkollës palestra e vjetër është kthyer në një sallë konferencash në formë amfiteatri, ndërsa tashmë gjithçka ka përfunduar, duke i lënë vendin pastrimit e sistemimit për tu pregatitur për vitin e ri shkollor. Punime janë duke u kryer ende në ambjentet e jashtme të gjimnazit ku është duke u punuar për ndërtimin e fushave të volejbollit, basketbollit si dhe është duke u ndërtuar edhe një amfiteatër i ri që do të shërbejë për aktivitete e organizime të ndryshme shkollore.

Pritet që gjithçka të jetë e përfunduar së shpejti dhe në vitin e ri shkollor rreth 530 nxënësit e këtij gjimnazi të nisin mësimin në ambjente të reja me standarde bashkëkohore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *