Volejbollistja e Skënderbeut, Paola Gjata, ka vendosur të largohet nga Korça, por edhe nga Shqipëria për të provuar vetën në një tjetër kampionat. Sezonin e ardhshëm 21-vjeçarja do jetë pjesë e ekipit të Žok Orasje në Bosnje-Hercegovinë. Padyshim një mbyllje perfekte për sportisten pasi këtë sezon që sapo u mbyll ajo fitoi gjithçka me Skënderbeun. Ekipi ku do transferohet Paola Gjala sapo është ngjitur në elitën e volejbollit boshnjak dhe këtë vit po bën investime të mëdha duke synuar të jetë sa më konkurues në kampionin e ardhshëm. Kontrata e Gjatës të skuadra boshnjake do të jetë 1-vjeçare dhe kjo do jetë hera e parë që volejbollistja do provojë veten në një kampionat jashtë Shqipërisë. Paola e ka nisur sportin volejbollin që në moshën 10-vjeçare me ekipin e Pogradecit, që njihet për prodhimin e talenteve në këtë sport.
- Sport
Gjata largohet nga Skënderbeu/ Volejbollistja do të transferohet në Bosnjë te skuadra e Zok Orasje
Sport
Më shumë- Sport
Te Skënderbeu analizojnë krizën/ Trajneri Gvozdenovic ngre tonet ndaj ...
- Sport
Xhambazi skanon “Abissnet Superiore”/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut komen...
- Sport
Skënderbeu kërkon rikthimin/ Korçarët presin në shtëpi Laçin, Gvozdeno...
- Sport