• Korça

Gazifikimi i qytetit të Korçës, Filo: Synojmë të nisim punimet vitin e ardhshëm

Gazifikimi i qytetit të Korçës është projekti më i madh infrastrukturor i bashkisë për vitet në vijim i cili pritet ti japë zgjidhje problemit të zonës që është përdorimi masiv i druve të zjarrit për të siguruar ngrohjen në dimër. Falë mbështetjes së qeverisë shqiptare Korça është qyteti i parë ku ky projekt ka nisur të marrë rrugë fillimisht nëpërmjet studimit të fizibilitetit dhe projektit të ndërtimit të rrjetit të shpërndarjes së gazit. Kryebashkiaku Sotiraq Filo tha për RTSH Korça se vitin e ardhshëm pritet të nisin punimet për zbatimin e projektit të gazifikimit të qytetit të Korçës.

Dy kompani konsulente janë angazhuar për këtë projekt, të cilat janë duke punuar në aspektin ekonomik dhe në atë teknik të projektit të gazifikimit. Sipas kryebashkiakut të Korçës nëpërmjet gazifikimit do të ulen edhe kostot për bizneset.

Përdorimi i druve të zjarrit shkakton problematika mjedisore duke dëmtuar masivet pyjore, por edhe duke ndotur ajrin. Me zbatimin e projektit të gazifikimit qytetarët nuk do të blejnë më dru për ngrohje duke zgjidhur një nga çështjet më të rëndësishme dhe të kushtueshme për ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *