• Korça

Furnizimi me energji elektrike/ Pas rreshjeve nuk evidentohen probleme në qarkun e Korçës

Rreshjet e një nate më parë nuk kanë sjellë probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike në të gjithë qarkun e Korçës. Sipas burimeve nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është evidentuar asnjë zonë me probleme, përfshi këtu edhe ato zona të cilat për shkak të rrjetit të amortizuar në raste rreshjesh dhe ere të fortë kanë mungesë të energjisë elektrike. Ndërkohë nga ana e sektorit të Emergjencave Civile pranë prefekturës së qarkut të Korçës bëhet e ditur se nuk është raportuar asnjë rast emergjence shëndetësore apo edhe emergjenca të tjera. Përgjegjësi Zarif Biba konfirmon për RTSH Korça se pas kontakteve me të gjitha bashkitë e qarkut të Korçës, deri më tani nuk janë raportuar probleme me energjinë. E megjithatë sipas tij grupet e OSHEE janë në gatishmëri për të zgjidhur në një kohë sa më të shpejtë çdo rast të mundshëm.

Zgjidhja përfundimtare e problemeve me energjinë elektrike sipas specialistëve do të ishte investimi në të gjitha rrjetet e amortizuara duke vendosur linja të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *