Nxitja e të rinjve për tu marrë me sport dhe për tu bërë pjesë e ekipeve sportive ishte në thelb të aktivitetit zhvilluar nga Federata Shqiptare e Volejbollit në Korçë. Për presidentin e FSHV, Erlind Pëllumbi, kjo nismë ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga Federata dhe më e rëndësishmja sipas tij është krjimi i kushteve të duhura për të gjithë stafin e trajnerëve por edhe për fëmijët që do të luajnë volejboll.
Për kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, mbështetja e bashkisë për të tilla aktivitete sportive do të vijojë të jetë e pakufizuar me qëllim që të rinjtë të merren gjithnjë e më shumë me aktivitete sportive.
Në fund të këtij aktiviteti, Federata Shqiptare e Volejbollit në shenjë mbështetjeje, ka shpërndarë topa volejbolli për fëmijët e ekipeve sportive të shkollave të Korçës me vlerë 3 mije euro.