• Korça

Fotografimi shumëdimensional i ikonave. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar me studio RTI

Fotografimi shumëdimensional me cilësi maksimale i cili është duke u kryer për ikonat dhe objektet e tjera që ndodhen në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë është një ndihmë e madhe në procesin e restaurimit por edhe për studimin e mëtejshëm të origjinës së këtyre objekteve. Ky është një projekt i mundësuar nga AADF dhe Ministria e Kulturës të cilët kanë ndërtuar një dhomë fotografimi në ambjentet e muzeut. Prej janarit e deri më tani në këtë dhomë janë fotografuar rreth 200 ikona dhe objekte të tjera, duke mundësuar studimin e problematikës që paraqesin ikonat çka lehtëson edhe punën për restaurimin e tyre.

Fotografimi shumëdimensional do të shërbejë jo vetëm për muzeun si objekt studimi, por edhe për printime të ndryshme ndërsa fotot do të hidhen në një faqe web-i ku do të ekspozohen të gjitha objektet dhe ikonat që përmban muzeu.

Fotografimi shumëdimensional do të vijojë të jetë një ndër proceset kryesore të punës për restaurimin dhe studimin e ikonave dhe objekteve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *