Vijon të jetë i lartë fluksi i kalimeve në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, gjatë 24 orëbe të fundit, në pikën doganore të Kapshticës kanë kaluar rreth 10 mijë shtetas shqiptarë e të huaj ndërsa nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës, kanë kaluar mbi 11800 shtetas. Bëhet fjalë për emigrantë që vijnë për të kaluar pushimet në atdhe apo për të takuar familjarët e tyre, por të shumtë janë edhe turistët e vizitorët e huaj që zgjedhin pika të ndryshme turistike në Shqipëri për të kaluar disa ditë. Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se për të menaxhuar fluksin e lartë të kalimeve pala shqiptare është duke punuar me numër maksimal sportelesh, me 3 në dalje e 2 në hyrje ndërsa ka dhe alternime në varësi të fluksit të momentit. Ndërkohë, autoritete doganore herë pas here bëjnë edhe takime me homologët grekë në mënyrë që të ketë alternim të punës në sportele me qëllim që të mos krijohen radhë në pritje në tokën neutrale. Pritet që java e ardhshme të ketë një numër edhe më të madh daljesh drejt shtetit grek përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, për shkak kthimit të emigrantëve në Greqi
- Korça
Fluks në pikat kufitare/ Vijon puna me kapacitete maksimale për të shmangur krijimin e radhëve në pritje
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça