• Korça

Fishat e diabetit falas, flet drejtori i FSDKSH Korçë

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, Petrika Tollkuçi është prononcuar në lidhje me vendimin më të fundit të qeverisë për zgjerimin e kategorive që përfitojnë fishat e diabetit falas. Ai e ka vlerësuar si mjaft të rëndësishëm këtë vendim duke u shprehur se vetëm në drejtorinë rajonale të Korçës do të ketë rreth 1500 persona me aftësi të kufizuar të cilët do të përfitojnë fishat e diabetit falas si dhe shumë të tjerë të kategorisë së invalidëve të punës.

Zgjerimi i fashës së rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë vjen si një hap më tej në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare për një mbulim më të mirë shëndetësor dhe një përkujdesje më të madhe për të gjithë pacientët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *