Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo njëherësh dhe Kandidati i Partisë Socialiste për këtë bashki, ka ndjekur provat e shfaqjes “Nuse vetëm për letra” në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, nga ku është shprehur se bashkia e Korçës, ka kryer investime të rëndësishme në fushën e artit. I tillë ka qenë rikonstruksioni i teatrit që ka bërë që aty të vijnë shfaqje edhe nga artistë ndërkombëtarë ndërsa shtoi se jeta kulturore në Korçë, është e pasur me një larmi shfaqjesh dhe aktivitetesh.
Kultura dhe arti ka qenë në fokus të investimeve të kryera ndër vite në qytetin e Korçës, jo vetëm për të mbajtur gjallë traditën që ky qytet ka pasur në fusha të ndryshme si në teatër, kinematografi, pikturë, muzikë, etj por edhe për ta bërë një qytet më tërheqës për vizitorët dhe turistët e huaj.