• Korça

Festohet “Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari”. Festë e rëndësishme e kalendarit ortodoks

Besimtarët ortodoksë kanë festuar ditën e sotme “Ungjillëzimin e Hyjlindëses Mari” në fshatin Pendavinj. Liturgjia hyjnore u drejtua nga mitropoliti i Korçës imzot Johani.

Për besimtarët ortodoks kjo është një festë mjaft e rëndësishme për shkak se është dita kur  Virgjëresha  Maria lajmërohet që do të jetë nëna Krishtit. Besimtarë nga i gjithë qarku mblidhen në fshatin Pendavinj për të ndjekur meshën kushtuar kësaj dite në Kishën “Ungjillëzimi i HYjlindëse”.

Mbremjen e djeshme në kishën e profetit Ilia u zhvillua mbrëmësorja kushtuar Ungjillëzimit të hyjlindëses Mari dhe stanca e 4 e himnit akathist. E njohur ndryshe si festa e Vangjelizmoit, kjo ditë përkon 9 muaj para krishtlindjes e cila është lindja e krishtit. Festa e Ungjillëzimit bie normalisht në përiudhën e kreshmës së madhe të Pashkës ndaj dhe mënyra e kremtimit ndryshon nga viti në vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *