Besimtarët myslimanë të Bashkisë së Pogradecit mëngjesin e kësaj të mërkure kanë falur namazin në dy xhamitë e qytetit. Në xhaminë EbuBekr, namazi i Bajramit është falur në orën 7:00 të mengjesit.
Ligjërata është mbajtur nga hoxha Mirel Mazelli i cili ka uruar mbarësi dhe begati në familjet e tyre.
Në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit mysliman urimin e rastit e përcjellin edhe besimtarët e qytetit të Pogradecit.
Të gjithë besimtarët uruan njëri tjetrin për sa më shumë mbarësi në familjet e tyre.