• Korça

Festivali i këngës për fëmijë. Vijojnë provat për edicionin e 56-të të këtij festivali

Zërat e bukur fëminore dhe tungujt melodiozë të këngëve për fëmijë kanë pushtuar sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, gjatë provave që po zhvillohen për Festivalin e këngës për Fëmijë. Ky vit vjen me edicionin e 56-të të këtij festivali në të cilin do të jenë në konkurrim 19 këngë, të cilat do të interpretohen individualisht si edhe në grupe nga 70 vogëlushë të talentuar të Qarkut Korçë. Këngët e tyre janë përgatitur nga kompozitorë korçarë e jo vetëm.

Edicioni i 56- të i festivalit të këngës për fëmijë do të mbahet në “Andon Zako Çajupi”, të shtunën në 6 maj në orën 19 dhe do të sjellë një mbrëmje plot surpriza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *