• Raportime

Festivali i këngës për fëmijë në Korçë, nisin përgatitjet për edicionin e 56-të

Kanë nisur përgatitjet për festivalin e këngës për fëmijë. Ky aktivitet është kthyer në një traditë të përvitshme në qytet, jo vetëm për të evidentuar talentet e reja dhe zërat e bukur fëminorë, por edhe për t’u dhënë atyre mbështetje në rrugën e artit.

Ky vit vjen me edicionin e 56-të, ndërsa në konkurrim do të jenë 70 vogëlushë. Kompozitorë korçarë e jo vetëm, kanë përgatitur 19 këngë të cilat do të interpretohen individualisht si dhe në duete nga zërat e ëmbël e melodiozë të fëmijëve. Nga ky festival, kanë dalë edhe emra të njohur sot të botës së artit e këngëtarë me emër.

Përveç pasurimit të jetës kulturore të fëmijëve, ai jep një kontribut të çmuar edhe në edukimin e tyre me artin sfond Ne edicionin e kaluar, fituese e festivalit u shpall kënga me titull “Përse mami, përse babi” kënduar nga 11 vjeçarja Isis Çarçani me tekst të Ermir Nika me muzikë dhe orkestrim nga Kristi Bello sfond Organizatorët e festivalit të këngës për fëmijë, premtojnë shumë surpriza në këtë edicion, i cili do të mbahet në datën 6 maj në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *