Festivali i 42-te i Panairit te Librit ne Nea Paralia, te Selanikut vjen me 10,000 tituj te rinj librash, 200 botues dhe 500 autorë.
Me moton “Edhe kete verë me një libër në dorë” do të lerë gjurmë edhe këtë vit në Festivalin Panhelenik të Librit të Selanikut, i cili ka nisur kete të premte në Plazhin e Ri të qytetit.
Për tre javë, dashamirësit e librit dhe kulturës do të kenë mundësinë të njihen me prodhimtarine greke të librit, i cili do të prezantojë përafërsisht. 200 botues në ekspozitat e tyre, por edhe për të takuar gati 500 autorë, të cilët do të jenë aty për të biseduar me publikun dhe për të firmosur librat e tyre.
Për një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhin në qytet dhe për një “institucion që është i lidhur me historinë e tij moderne dhe në një masë të madhe është kultura e tij moderne”, ka thene kryetari i Bashkisë së Selanikut Konstantinos Zervas. “Libri, vecanerisht, libri i shtypur, është diçka që e bën takimin e tij çdo vit në – ndoshta – pjesën më të bukur të qytetit tonë, në Nea Paralia, te mbushur me çadra të bardha. Kjo pjesë e jetës së qytetit nuk mund të mos përqafohet me të gjitha forcat dhe në çdo mënyrë nga Bashkia e Selanikut”, ka thenë z. Zervas.
Shkrimtari Aleksandros Ikonomu ka sjelle librin e tij me titull “ Doreshkrimet e Aviles” me Shtepine Botuese “ Pigjí” ai ka qene present tek stenda e botimeve dhe I pyetur ne lidhje me cfare trajton libri I tij eshte shrpehur:
“ Libri im vertitet ne boten e historise, por ka brenda mister, kerkime, intrige dhe ngjarje qe lidhen me njera – tjetren.
Ajo qe eshte terheqese eshte se ecen paraleslisht duke treguar per dy epoka me 500 vjet diference njera nga tjetra. Heronjte e dikurshem, takohen me heronjte e sotem perms disa doreshkrimeve qe I kane dhene edhe titullin librit, te cilat jane gjetur ne Avila te Spanjes.
Shqiperia, ze nje pjese shume te madhe ne kete liber. Nje pjese e mire e ngjarjeve si ne kohen e lashte, edhe sot, zhvillohen ne Shqiperi, kapitulli I pare fillon me nje takim me Gjergj Kastriotin, ku rishfaqet heroizimi I tij, nje pjese e lufterave dhe keshtjella e tij ne Kruje, pershkruhen dhe heronj te tjere shqiptare, perpjekjet e tyre per te mposhtur otomanet dhe ne te tashmen, zgjidhja e shume mistereve dhe kerkimeve zhvillohet ne Tirane dhe ne Berat.
Libri u shkrua gjate kohes te pandemise, une nuk jam shkrimtar profesionist, por kufizimi dhe motpatja e mundesise per gjera te tjera me coi drejt shkrimit te ketij libri dhe kete liber e quaj femije I karantines.
I pyetur se si I duket interesi I lexuesve ai ka thene ka shume botime te reja dhe beson se do kete shume interes.
Edicioni i 42-të i Festivalit të Librit i kushtohet dy personaliteteve shumë të rëndësishme të Letrave. Poetit tonë kombëtar Costi Palama (ne 80 vjetorin e vdekjes se tij, 1943-2023) për kontributin dhe madhështinë e tij në letrat greke, si dhe poetin dhe dashamirësin e Selanikut Jorgo Vafopoulo (ne 120 vjetorin e lindjes se tij, 1903-2023) për kontributin e tij në Letrat dhe ngjarjet kulturore të qytetit.