Dita e Sulltan Nevruzit, është festa më e rëndësishme e Bektashizmit, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira. Në një ditë të shenjtë si kjo për besimtarët bektashinj, nuk kanë munguar urimet e përfaqësusve të pushtetit qendror e lokal si dhe të partive politike, të cilët kanë zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në teqenë e “Baba Abdullait” në Melçan.
Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.