• Raportime

Festa e Pashkëve, kjo është situata në doganën e Kapshticës këtë të shtunë

Ditën e sotme, pika doganore e Kapshticës vijon normalisht punën për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë dhe largohen nga shteti grek.

Situata duket e qetë, të paktën nga pala shqiptare. Pavarësisht se këtë të shtunë të 15 prillit, pritej një fluks i madh, nuk ka ndodhur ashtu dhe deri në këto momente nuk ka radhë të gjata.

Pala shqiptare po punon me gjashtë sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje. Nga ana tjetër, pala greke punon vetëm me një sportel, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, duke bërë të ketë ngarkesë në tokën neutrale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *