• Korça

Festa e lavdarakëve/ 10 gushti mbledh banorët nga gjithë anët e botës

Është zhvilluar një ditë më parë në fshatin Lavdar të Korçës, festa e lavdarakëve. Kjo festë tashmë është kthyer në një traditë për fshatin, ku çdo 10 gusht lavdarakët të cilët jetojnë në këtë fshat por kryesisht ata që jetojnë në të katër anët e botës mblidhen për tu takuar e për tu çmallur me njëri tjetrin. Përveç haresë e gëzimit që sjell kjo festë, lavdarakët mendojnë edhe për të kontribuar për fshatin e tyre duke investuar sipas mundësive në infrastrukturë e banesa. Ata janë mbledhur pranë xhamisë së fshatit e cila është rikonstruktuar totalisht me fonde të vetë banorëve, ay ku është organizuar edhe festa e kësaj dite. Lavdarakët mendojnë që fshati i tyre të kthehet në një fshat turistik.

Në vitin 1990 fshati Lavdar ka pasur 600 banesa dhe një numër të konsiderueshëm banorësh. Më pas ashtu si edhe në të tjerë fshatra banorët u larguan duke emigruar, por 10 gushti i rikthen gjithnjë në fshatin e tyre për tu takuar me banorët e tjerë e për të mos harruar rrënjët e tyre. Edhe avokati Esmerald Xhafa e ka origjinën nga fshati Lavdar. Ai mendon se tashmë edhe shteti duhet të kthejë sytë nga Lavdari për të investuar.

Bizmesmeni Beqir Potka tregon për dëshirën dhe mallin për fshatin e lindjes. Për të data 10 gusht është e shumëpritur dhe nuk ka nguruar që të udhëtojë nga Amerika për të marrë pjesë në festën e fshatit.

Edhe të tjerë banorë të fshatit Lavdar, ndërsa japin urimet për festën e lavdarakëve kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të investuar në këtë zonë.

Festa ka vijuar gjatë nën ritmet e muzikës dhe bisedat mes banorëve, emigrantëve e të ftuarve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *