Nata e dytë e festës së birrës ka bërë bashkë tek sheshi i terminalit të qytetit, mijëra persona që shijuan atmosferën festive. Kjo mbrëmje u çel me performancën e këngëtares shkodrane Rezanrta Smaja.
Këngëtari korçar Devis Xheraku ishte ai që vijoi performancës ndërsa surpriza e mbrëmjes, ishte duet ii tij me një prej ikonave të serenatës korçare Naskë Kondili i cili interpretoi në skenë në moshën 90-vjeçare.
Kjo mbrëmje vijoi më pas nën ritmet e muzikës geke të interpretuar nga Kostandinos Koufos.