Qendra kulturore e fëmijëve në qytetin e Korçës ofron kurse të ndryshme të cilat janë një mundësi e mirë për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit por edhe të zonave të tjera përreth, për të kaluar kohën e lirë duke u argëtuar, duke krijuar miqësi të reja, por edhe duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre. Kursi i pikturës është një ndër të preferuarit e fëmijëve.
Instruktorja e pikturës Figena Nini tregon se gjithmonë ky kurs ka patur mjaft kërkesa. Ajo shton se piktura i ndihmon fëmijët të shprehin emocionet e tyre dhe të kalojnë një kohë cilësore me njëri-tjetrin.
Një pjesë e mirë e fëmijëve që kanë ndjekur këtë kurs, kanë vijuar studimet e larta në Akademinë e Arteve, duke zgjedhur pikturën si profesionin e tyre të së ardhmes.