• Maliq

Fasulja e famshme e Kreshpanjit, këtë vit prodhim i pakët por çmim i lartë në shitje

Fshati Kreshpanj në bashkinë e Maliqit është një nga fshatrat e njohur për prodhimin e fasules. Nga rreth 80 Ha tokë bujqësore që ka fshati, 50 Ha janë të mbjella me fasule, çka tregon se të gjithë fermerët e këtij fshati e kultivojnë fasulen në pjesën më të madhe të tokave të tyre. Fatmir Feratllari është një nga fermerët në fshatin Kreshpanj, i cili merret kryesisht me kultivimin e fasules trenare. Ai thotë se e kultivon këtë lloj fasuleje që prej vitit 1993 për shkak të cilësisë dhe rezistencës së saj.

Fasulja e prodhuar në këtë zonë është më e shijshme edhe për shkak të mikroelementëve të tokës, por edhe për shkak të shërbimeve që i bëhen nga vetë fermerët. Kryesisht kërkohet fasulja trenare, por nuk mbetet pas edhe fasulja pllaqi.

Këtë vit një kg fasule shitet nga 400 – 600 leke sipas llojit dhe cilësisë së saj. Në të gjithë bashkinë e Maliqit janë rreth 500 Ha të mbjella me fasule, kryesisht në njësitë Pojan, Libonik e Vreshtas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *