Ministria e Arsimit dhe Sportit ka rihapur aplikimet për formularin A1z për maturantët e Maturës Shtetërore 2024 që ende nuk janë regjistruar në universitet. Sipas Ministrisë, aplikimet mund të kryhen përgjatë fashës orare 08:00-16:00 të 4 tetorit, përmes platformës e-Albania. Formularin A1z e plotësojnë të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore për t’u regjistruar në universitet. Ky formular duhet të plotësohet nga maturantët e maturës 2024 si dhe nga maturantët e viteve të kaluara që duan të regjistrohen në universitet këtë vit. Aplikimi mund të kryhet edhe pranë gjimnazeve ku maturantët kanë kryer studimet. Për zbatimin e këtij urdhri të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është ngarkuar Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore.
- Korça
Rihapet formulari A1z, tjetër mundësi për maturantët

Korça
Më shumë
- Korça
Nis Korça ICT Club/ Bëhen pjesë 450 nxënës të dhjetë shkollave

- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça