Nëse dekada më parë, si një busull e vetme orientimi për fëmijët për të zgjedhur rrugën e tyre të jetës ishin prindrit, tashmë situata ka ndryshuar. Sociologët gjykojnë se familjet shqiptare ende kanë një mentalitet kolektiv çka bën që dhe ndikimi tek fëmijët të jetë i lartë, parë kjo në disa aspekte, por jo atë ndikim të fortë që mund të ketë pasur dikur
Sociologia shpjegon më tej se tashmë të rinjtë kanë informacione pa fund jashtë kontekstit familjar çka i bën më rezistentë ndaj ndikimit të prindërve në vendimarrje
Një ndër ndikimet kryesore të prindërve shqiptarë tek fëmijët e tyre, ka qenë ai për krijimin e familjes ndërsa sot të rinjtë e gjykojnë në një formë tjetër
Sipas sociologëve në ditët e sotme familja ende ndikon dhe lë gjurmë tek fëmijët pasi ekziston ajo intuita e drejtimit rreth sugjerimeve të dhëna nga prindi